Politike

Thirrja e ambasadorit të BE mes protestës së PD: Opozita të luajë rolin e saj brenda Parlamentit

Nga Gazeta 'Si'- 'Shpresojmë që opozita të luajë rolin e saj brenda Parlamentit. Duam të ndihmojmë Shqipërinë që të bëjë progres. Lexoni raportin", deklaroi ambasadori i BE në Tiranë, Silvio Gonzato pas daljes nga Kryesia e Kuvendit ku shkoi për të dorëzuar Progres Raportin.

Në Kuvend Gonzato u përball me deputetët e opozitës të përjashtuar nga Kuvendi të cilët po protestonin jashtë.

Siç duket edhe nga video e mëposhtme ai u shkëmbye me deputetët opozitarë në shkallët e Kuvendit.

“Ky është Parlamenti i Shqipërisë”, iu drejtua atij Kreu i Grupit të PD, Gazment Bardhi.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë