Teknologji dhe Inovacion

‘Thinking Machines Lab’, Mira Murati debuton me startup-in e saj të inteligjencës artificiale: Fokusi te bashkëpunimi mes njerëzve dhe AI

Ish-drejtuesja e OpenAI, Mira Murati ka krijuar një startup të ri, Thinking Machines Lab, në fushën e inteligjencës artificiale.

Murati ka rekrutuar rreth 30 studiues dhe inxhinierë nga kompani si OpenAI, Meta dhe Mistral, me dy të tretat e ekipit që përbëhen nga ish-punonjës të OpenAI.

Startup-i i Muratit synon të zhvillojë AI që përshtatet me gjithë spektrin e ekspertizës njerëzore, duke e bërë atë më të sigurt dhe të besueshëm. Kompania planifikon të ndjekë një qasje të hapur ndaj kërkimit, duke ndarë kodin, dataset-et dhe specifikimet e modeleve.

Murati, e cila ishte një nga figurat kryesore publike të OpenAI, dha dorëheqjen papritur në një moment ndryshimesh të mëdha për kompaninë. Para OpenAI, ajo ka punuar në Tesla dhe Leap Motion.

‘Sot jemi të entuziazmuar të njoftojmë Thinking Machines Lab, një kompani kërkimi dhe zhvillimi produktesh në fushën e inteligjencës artificiale. Ne jemi shkencëtarë, inxhinierë dhe krijues të disa prej produkteve më të përdorura të AI, duke përfshirë ChatGPT, Character.ai, PyTorch dhe Mistral.

Misioni ynë është të bëjmë inteligjencën artificiale të funksionojë për ju, duke ndërtuar një të ardhme ku të gjithë kanë akses në dijen dhe mjetet për ta përshtatur AI sipas nevojave të tyre unike”, shkruhet në faqen e kompanisë Thinking Machines Lab në X.

Thingking Machines Lab, starup-I i themeluar nga Mira Murati nuk ka ende një produkt apo model program megjithatë kompania pretention se ka një filozofi të ndryshme nga kompanitë e tjera të inteligjencës artificiale. Ky Start Up synon te ndërtojë një bashkëpunim mes njerëzve dhe inteligjencës artificiale për të arritur një eficencë të lartë në punë të ndryshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë