Ka ndodhur

Thikë, shkop bejsbolli, kapuç dhe maskë në makinë, arrestohet italiani në Portin e Sarandës

Gazeta Si- Një 46-vjeçar italian me iniciale M.M., është arrestuar nga Policia Kufitare në Portin e Sarandës, pasi i janë gjetur në makinë armë.

Teksa po i ushtrohej kontrolli në dalje, policia ka gjetur në automjetin e Morris Mosconi, disa armë të ftohta që i posedonte në kundërshtim me ligjin.

Gjatë kontrollit në këtë automjet, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan disa armë të ftohta, dorashka dhe kapuça në formën e maskës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë