Gazeta Si – Një 24-vjeçar është arrestuar në Livadh të iImarës, në kuadër të operacionit policor të koduar “Strike 20”.
I riu theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe qarkullonte i armatosur me automjet.
Gjatë kontrollit në automjetin e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë Beretta dhe 1 krehër.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan i ka vendosur 24-vjeçarit masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për veprën penale “Vetëgjyqësia”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




