Në mars nuk mundi të debutonte në pankinën e Augsburg, sepse Bundesliga u pezullua për shkak të pandemisë, tani duhet të shtyjë debutimin kundër Wolfsburg, sepse në vigjilje të rinisjes të kampionatit nuk ka zbatuar protokollin sanitar gjerman anti Covid-19 dhe është vetëpezulluar. Bëhet fjalë për Heiko Herrlich, trajneri i skuadrës bavareze që ka thyer karantinën pasi doli nga hoteli ku po qëndron skuadra për të shkuar në supermarket të blinte pastë dhëmbësh dhe një krem për lëkurën. Menjëherë pas këtij veprimi ka ardhur pezullimi, siç ka bërë të ditur klubi gjerman: “Heiko Herrlich nuk do të stërvitë skuadrën të shtunën për shkak se ka thyer protokollin anti COVID-19. Kërkon ndjesë për gabimin e tij. Në ditët e ardhshme do të kryhen tampone të tjerë mbi të, pas dy të rezultuara negativë”.

“Kam gabuar që u largova nga hoteli – tregoi Herrlich, që kur aktivizohej me Borussia Dortmund i është dashur të luftojë edhe me një tumor në tru – edhe pse ndoqa gjithë masat e higjienës, nuk dhashë shembulli për skuadrën time dhe tifozët. Do jem koherent dhe do të paguaj gabimin tim. Për shkak të kësaj sjellje të keqe, nuk do të drejtoj skuadrën në stërvitje e nuk do të jem në pankinë të shtunën kundër Wolfsburg”.
Sipas asaj që parashikojnë normat e sigurisë të Bundesliga, skuadrat duhet ti nënshtrohen një grumbullimi karantinë një javë para se të fillojë kampionati. Nuk parashikohen dalje nga hoteli përveç atyre për stërvitje dhe aq më pak kontakte me njerëz të tjerë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




