Ana e errët

“The Telegraph”: Shqiptarët dërgojnë fëmijët në Britani për të punuar për rrjetet kriminale

Gazeta britanike “The Telegraph” ka ngritur sot alarmin për numrin e madh të të rinjve shqiptarë që po trafikohen në mënyrë të paligjshme në Britani të Madhe me premtimin për të fituar mijëra paund nga shitja e drogës.

Sipas medias britanike prindërit shqiptar, trafikojnë djemtë e tyre adoleshentë në Mbretërinë e Bashkuar për t’u bashkuar me bandat e krimit të organizuar.

“Shumica e djemve dhe të rinjve shqiptarë trafikohen me shoqërimin e prindërve të tyre dhe premtimin për shpërblim financiar nga trafikantët”, thotë Steve Harvey, specialist ndërkombëtar i zbatimit të ligjit për “The Telegraph”.

Sipas Agjencisë Britanike të Krimit (NCA), Shqipëria është burimi i vetëm më i madh i huaj i trafikimit të njerëzve në Mbretërinë e Bashkuar me 947 raste në vitin 2018.

“Shumica e të rinjve shqiptarë që hynë kryesisht në Mbretërinë e Bashkuar të fshehur në kamionë u bashkohen organizatave kriminale. Ata ndiqen penalisht në të gjithë vendin dhe shpesh herë u kapën me drogë”, shkruan “The Telegraph” “Trafikantët dhe shfrytëzuesit u premtojnë atyre para, shumë para. Atu premtojnë atyre një punë, u premtojnë atyre akomodim, ose rroba”, thekson gazeta.
Sipas saj, në disa raste anëtarët e familjes ishin drejtpërdrejt përgjegjës për rekrutimin dhe shfrytëzimin e të rinjve nga organizatat kriminale.

“Gangsterët shqiptarë” veçanërisht banda Hellbanianz promovojnë stilin e jetës së tyre tek adoleshentët në vendlindje përmes mediave sociale. Ata dërgojnë dërgojnë mesazhe suksesi tek të rinjtë në Shqipëri, duke publikuar foto me thasë me para, makina të shpejta, gra, varëse floriri dhe orë Rolex”, përfundon “The Telegraph” .


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë