Filma

‘The Substance’, filmi horror që u përket të gjitha grave

Nga Amber Tamblyn* – Kur isha e vogël, veshët e mi ishin si krahë fluture. Disa fëmijë në shkollë qeshnin me veshët e mi dhe unë shikoja veten në pasqyrë dhe dëshiroja që ato të zhdukeshin.

Por mua mu desh t’i bëja operacion, kur fitova një rol në një serial televiziv në moshën 12-vjeccare. Unë isha fëmijë i fortë dhe mund t’i përballoje komentet në privat, por ideja që do të ëm gjykonte e gjithë bota, ndryshoi gjërat.

Atëherë unë shkrova një poezi për estetikën që shikoja në biznesi e argëtimit, sidomos për vajzat e reja. Poezia u botua vite më vonë në librin tim të parë dhe aty unë i përshkruaja gratë që bënin operacione për t’u dukur të reja si – viktima të djegies, pasi ashtu dukeshin pas ndërhyrjeve plastike. Unë e konsideroja veten si një feministe që luftonte patriarkatin.

Por në trupin tim, unë isha një hipokrite, që bëra të njëjtën gjë. Të futesh në bisturi është si të zgjedhësh një armë vetëmbrojtje. I tregova botës se unë e kuptova “detyrën” e asimilimit, që më duhej për t’u përshtatur në shoqëri.

Ajo poezi duket sot si një përshkrim i një skene nga filmi “The Substance”, me regji të Coralie Fargeat dhe me protagoniste Demi Moore. Në film, Demi në rolin e Elisabeth Sparkle, ka arritur të 50-at dhe filmi tregon në detaje të gjalla çmimin që ajo është e gatshme të paguajë për t’u rikthyer në perfeksionin e saj fizik dhe të jetë përsëri e pranueshme.

Unë u rrita një aktore fëmijë në qendër të vëmendjes seksuale të industrisë së argëtimit. Përgjatë tre dekadave, përgjegjësia ime jo vetëm ndaj mjeshtërisë sime të interpretimit, por ndaj performancës së rinisë u përforcua vazhdimisht – pavarësisht nëse në të 20-at e mia po thuhej nga një regjisor se çelësi i një karriere afatgjatë ishte të qëndroja sa më i ri, për aq kohë sa të jetë e mundur, ose koha kur dëgjova një agjent të përshkruante që përfaqësonte aktoret që kanë kaluar të 30-at si “ferr në tokë”. Ky lloj mendimi i shtrembëruar është bërë status quo – dhe gratë mund të bëhen kundërshtaret tona më të këqija. A do të isha më pak e lumtur nëse do të kisha luftuar kundër dëshirës për të zvogëluar veshët? Nuk e di – por mendoj shpesh për këtë dhe për gatishmërinë time për t’u lidhur me pritshmëritë e industrisë.

Përvoja ime dhe “The Substance” nuk janë vetëm histori Hollyëood-i. Janë realitete universale për çdo grua, pavarësisht profesionit apo formimit të saj. Mesazhet e seksizmit trashëgohen me breza si edukim, që nga lindja madje. Si vajza të vogla ne mësojmë të vlerësojmë trupin tonë dhe më pas rritemi “në borxh” për ta ndryshuar. Ka operacione plastike, po, por ka edhe kohëzgjatje të vetë-torturës që na mëson se asgjë që ne themi, bëjmë, peshojmë ose dëshirojmë nuk është kurrë e drejtë – mund të bëhet më pak e gabuar.

Nuk po them që operacionet plastike janë të këqija apo kushdo që i bën pendohet. Ato mund të bëhen me shumë vetëdashuri dhe për disa nga ne arsyet janë shumë personale. Por Elisabeth Sparkle është paralajmërimi se si ne mund të shkatërrojmë veten në emër të “disponueshmërisë”; përbindëshat që ne krijojmë në ndjekje të perfeksionit.

Në në intervistë me ‘The Times’, Moore, një aktore legjendare dhe figurë ikonë e kulturës u shpreh se tema kryesore e filmit nuk është ccfarë na bëjnë të tjerët ne, por ccfarë ne i bëjmë vetes.

Dhe në momentet e egra të fundit të “The Substance”, ne shohim këtë: Elisabeth më në fund konsumon veten, pasi ajo është reduktuar në pak më shumë se një gojë e bllokuar në trupin kafshëror të një krijese që ajo krijoi si pjesë e ndjekjes së saj të pamëshirshme për të përmbushur të pamundurën e shoqërisë.

Ekziston një version tjetër i “The Substance” që unë do të doja ta shihja një ditë, në të cilin Elisabeth zgjedh të mos ndjekë rininë dhe në vend të kësaj mëson të dojë veten e saj të plakur, pavarësisht se sa shumë mund të mos jetë pjesa tjetër e botës. Ky version i historisë mund të duket ende shumë radikal për botën; një kujtesë se sa shumë më tej duhet të shkojmë në përqendrimin e vetëpranimit dhe papërsosmërisë në çdo moshë në tregimin tonë.

Në moshën 41-vjeçare, jam mjaft e kënaqur me shkrimtarin, aktoren dhe artisten që jam bërë – duke shkelur këmbët e sorrës, qimet e mjekrës dhe gjithçka. Por gjithashtu nuk jam imune ndaj dëshirës për t’u ndjerë e bukur dhe e dëshiruar, dhe për t’u kënaqur me këtë nevojë. Unë nuk kërkoj falje për atë që kam bërë, apo për atë që nuk kam bërë. Marrëdhënia ime me trupin tim ka ndryshuar, madje është shëruar, pasi jam bërë më mbrojtëse, e mëshirshme dhe e sinqertë.

Mesazhi në “The Substance”, për gratë kudo, është i qartë: se ndonjëherë, nëse nuk jemi të kujdesshëm, përkushtimi ynë bëhet pasojë. Dhe mund të ketë një fuqi kolektive të pashfrytëzuar në mosdorëzim.

Burimi: “New York Times” , Përshtati: Gazeta “Si

*Autore dhe aktore


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë