Liverpool u kurorëzua kampion në Premier League duke barazuar Manchester United me 20 tituj pas shkatërrimit që i bëri Tottenham Hotspur përpara festës emocionale në “Anfield”. Skuadra e Arne Slot kishte nevojë për një pikë që të kompletonte formalitetin e titullit. Mirëpo Spurs provuan të prishnin festën me golin e ish sulmuesit të Liverpool, Dominic Solanke që kaloi në avantazh londinezët. Diçka që zgjoi Liverpool dhe me 3 gola përpara pushimit, titulli mbërriti edhe zyrtarisht në Liverpool.

Luis Diaz kombinoi me Dominic Szoboszlai-n për barazimin pas 16 minutave. Alexis Mac Allister shënoi një gol spektakolar duke mos I dhënë asnjë mundësi portierit të Spurs, Guglielmo Vicario. Festa në “Anfield” filloi kur Cody Gakpo gjeti kohë dhe hapësirë në zonën e rreptësisë së miqve duke kaluar Liverpool në +2 pas 34 minutave. Në pjesën e dytë ishte rradha e Faraonit të gjente golin për Liverpool përpara tribunës Kop.

Mohamed Salah tani është edhe shënuesi i 5 më i mirë i të gjitha kohërave në Premier League. Një skuadër e shkatërruar si “gjelat” e Londrës shënoi në portën e saj kur Destiny Udogie u vu nën presion nga Salah, 6 minuta pas pokerit. Fitore që i dha të drejtë Liverpool të celebronte një titull përpara tifozëve, për të parën herë pas vitit 1990. Kjo pasi titulli i fundit në kohë, ai i 19 u festua pas dyerve të mbyllura në “Anfield” gjatë pandemisë së Covid në vitin 2020.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.