Si çdo mama krenare dhe e re Bruna Morabito dëshironte që të afërmit e saj të shikonin foshnjën. Por kur vëllai i saj, Giovanni “Ringo” Morabito, shkoi tek ajo, refuzoi të shikonte fëmijën. Në fakt, ai nxorri pistoletën dhe e qëlloi atë 4 herë në fytyrë.
Xhaxhai i tyre ishte Giuseppe Morabito, një ndër kumbarët kryesorë të ‘Ndrangheta-s, mafias kalabreze, qyteti që ndodhet në “gishtin e madh” të “çizmes” së Italisë.
Në sytë e vëllait të saj, krimi që zonja Morabito kishte bërë se ishte përpjekur të çlirohej nga përqafimi i 'Ndrangheta-s: pasi u diplomua për drejtësi, ajo kishte lënë të shoqin dhe qytetin e saj të lindjes Africo Nuovo dhe jetonte me një burrë tjetër në Siçili. Më keq akoma, babai i fëmijës së saj ishte punonjës i policisë civile.
‘Ndrangheta ushtron atë që historiani i mafias italiane, John Dickie quan “një stil pothuajse taliban i kontrollit seksual të grave”. Ai e krahason rolin e grave me atë të pasardhësve të sundimtarëve mesjetarë, përdorimi i tyre kryesor është të mbyllin aleanca dhe të parandalojnë grindjet midis dinastive Ndrangheta. “Vajzat 13-14 vjeç u premtohen djemve të rinj me një status kriminal premtues dhe me pritshmëritë e të pasurit fëmijë sa më shpejt”, thotë profesor Dickie, që shërbeu dhe si konsulent në krijimin e serialit dramatik që tregon vuajtjet e grave të përfshira me mafian italiane. “The Good Mothers” është përshtatur nga libri me të njëjtin emër të autorit britanik Alex Perry.
“The Good Mothers” bazohet në ngjarje të vërteta që kanë nodhur në vitin 2009, 3 vite pas vdekjes së zonjës Morbito. Aty tregohen historitë e 4 grave të tjera që guxuan të mundin ‘Ndragheta-n. Po ashtu, fokusohet edhe në punën e prokurores femër (emri i saj ndryshoi në seri) e cila së pari kuptoi se gratë ishin një hallkë potencialisht e dobët në mbrojtjen e frikshme të organizatës.
Seriali nuk ka asnjë lloj lavdie si ajo që “Godfather” apo krijimeve të tjera për mafian.
Ky është krijim i llojit noir, i errët dhe pa kompromis. "Ne u përpoqëm të bënim një portret të Kalabrisë sa më afër realitetit të ishte e mundur," - thotë Elisa Amoruso, një bashkëdrejtoreshë e programit. Aktorët shtesë janë të gjithë kalabrezë dhe disa nga pjesët e vogla luhen nga njerëz vendas me pak ose aspak përvojë të mëparshme aktrimi. Amoruso thotë se problemi kryesor që ata hasën ishte gjetja e vendndodhjeve të përshtatshme. “Ishte e qartë se ne nuk mund të filmonim në vendet ku këta njerëz jetonin në të vërtetë. Producentët e kuptuan që në fillim, se nuk do të ishin të mirëpritur.”
“The Good Mothers” nxjerr në pah talentin e padiskutueshëm të Gaia Girace, Francesco Colella dhe Valentina Bellè.
Në jetën reale, grave Ndrangheta ndonjëherë u jepen role ndihmëse. Ata mbajnë mesazhe, kujdesen për të arratisurit dhe madje mbledhin “gjobat”. Por, thotë Amoruso, “ato janë gra që ekzistojnë në një botë të krijuar tërësisht nga burrat. Këto gra janë të padukshme, madje edhe në Itali.” Sjellja e tyre në qendër të vëmendjes nuk do t'i pëlqejë 'Ndrangheta-s. Ajo ka mbajtur një profil shumë më të ulët se Cosa Nostra e Siçilisë ose Camorra napolitane.
Në pjesën më të madhe, Ndrangheta ka arritur gjithashtu pa mëshirë të sigurojë bindjen dhe nënshtrimin e grave të saj. Morabito mbijetoi, megjithëse me dëmtime të pakthyeshme të trurit. Një raport mbi apelimin e vëllait të saj, në të cilin dënimi i tij u ul në tetë vjet e dhjetë muaj, regjistroi në mënyrë lakonike se: "Pas një periudhe të gjatë trajtimi, ajo u kthye në shtëpi te familja e saj në Africo Nuovo"./TheEconomist
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.