Ekonomi

‘The Economist’ kurorëzon Spanjën si ekonominë me ecurinë më të mirë: Harroni Gjermaninë, po ‘lulëzon’ Mesdheu!

Revista prestigjioze “The Economist” ka përzgjedhur Spanjën si ekonominë me performancën më të mirë për vitin 2024.

Revista angleze fokusohet tek progresi i shpejtë që kanë pasur vendet e PIIGS- Portugali, Itali, Irlandë, Greqi dhe Spanjë, që u dëmtuan më së shumti nga krizat ekonomike.

Studimi i “The Economist” bazohet në një pikëzim të PBB-së, performancës së bursës, inflacioni, papunësia dhe balancat fiskale. Sipas shifrave, rezulto se vendet e Mesdheut, që janë nënvlerësuar gjithmonë nga fqinjët e tyre veriorë, po shijojnë një lulëzim ekonomik.

Spanja kryeson me një rritje ekonomike 3.5% dhe renditja vijon me Irlandën, Greqinë, Danimarkën dhe Italinë. “The Economist” vlerëson se një pikë negative për Spanjën është fakti se PBB-ja për frymë nuk është rritur aq shpejt sa PBB-ja e përgjithshme.

Revista thotë se miti i ekonomisë gjermane apo asaj angleze tashmë ka rënë.

Artikulli nga “The Economist” me titull “Cila ekonomi doli më mirë në 2024?” analizon ecurinë ekonomike globale këtë vit, duke theksuar qëndrueshmërinë e ekonomive përballë sfidave të rëndësishme si normat e larta të interesit, konfliktet në Europë dhe Lindjen e Mesme dhe zgjedhjet kyçe në vende si Shtetet e Bashkuara dhe India. Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), PBB-ja globale do të rritet me 3.2% këtë vit. Për më tepër, inflacioni është ulur, rritja e punësimit mbetet e fortë dhe tregjet e aksioneve janë rritur me mbi 20% për të dytin vit radhazi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë