Treg

The Economist: Bastet sportive po ‘lulëzojnë’ dhe Europa po e shijon më shumë!

Që kur shtetet amerikane legalizuan bastet sportive në 2018-n, rritja e fortë e industrisë ka tërhequr vëmendje. Por trendi nuk vërehet vetëm në Shtetet e Bashkuara. Në shumicën e tregjeve botërore bastet sportive, që dikur ishin një copëz e vogël e kumarit, tashmë po bëhen një industri globale.

H2 Gambling Capital, një kompani konsulence ka përllogaritur se shpenzimet vjetore të një vendi për bastet sportive shkon rreth 130 mld dollarë, e treta pas kazinove 209 mld dhe llotarive 154 mld.

Pandemia e Covid-19 mbylli kazinotë fizike si edhe dyqanet ku shiteshin biletat e llotarisë apo ku kishte makineta slot. Por njerëzit u dyndën në kumarin online gjatë kësaj periudhe, sidomos në Europë. Italia dhe Franca e legjitimuan këtë lloj kumari në 2010-n dhe Spanja në 2011-n. Gjermania nuk e rregulloi tregun deri në vitin 2021. Ndryshe nga Amerika, që e pati shumë të lehtë tranzicionin nga fizike në online, tregjet europiane ndërtuan çdo gjë nga fillimi. Fitimet e tregut online u dyfishuan nga 2019-a në 2024-n.

Edhe pse Amerika është ekonomia më e madhe, Europa mban pjesën më të madhe të këtij tregu. Me rëndësi është edhe Kina e Japonia ku ekzistojnë edhe bastet për gara me kuaj e varka.

H2 parashikon se tranzicioni nga kumari tradicional në atë virtual do të vazhdojë për të gjtihë dekadën dhe do të kenë rritje më të fortë lojërat e kazinove se sa ato sportive. Pengesa e vetme është ligji. Politikanët në botë nuk janë pro këtij tregu.

Shtetet australiane, që shpenzojnë 1.2% të PBB-së në kumar po rishikojnë reformat. Spanja ka ndaluar reklamimin e basteve dhe Britania ka vendosur një çmim limit në makinetat slot. Edhe pse Amerika është treguar mikpritëse me industrinë e basteve sportive, nuk do të ishte surprizë ndërrimi i kursit. Në fund të fundit, kumari duhet të shijohet me përgjegjësi!

Burimi:TheEconomist/ Gazeta ‘Si’


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë