Filma

‘The Crown’, sezoni i fundit i ndarë në dy pjesë: Nga vdekja e Dianës deri te historia e dashurisë së William dhe Kate

Sezoni i fundit i “The Crown” do të publikohet në Netflix në dy pjesë, e para do të vihet në dispozicion në 16 nëntor (episodet 1-4), ndërsa e dyta do të publikohet më 14 dhjetor me 6 episodet e fundit. Ky sezon i fundit tregon ngjarjet nga 1997 deri në 2005, duke mbuluar gjerësisht mandatin e Tony Blair (Bertie Carvel).

Pjesa e parë do të shohë Elizabeth Debicki duke ripërsëritur rolin e saj si Princesha Diana së bashku me Dominic West si Princi Charles. Imelda Staunton vazhdon të mbretërojë si Mbretëresha Elizabeth II së bashku me Jonathan Pryce (Princi Philip) dhe Lesley Manville (Princesha Margaret).

Kthehen gjithashtu Salim Daw (Mohamed Al Fayed) dhe Khalid Abdalla (Dodi Fayed). Do të debutojnë edhe Rufus Kampa (Princi William) dhe Fflyn Edwards (Princi Harry). Në pjesën e dytë, Ed McVey dhe Luther Ford do të marrin rolet e Princit William dhe Princ Harry. Me ta do të jetë Meg Bellamy në rolin e Kate Middleton. Këto janë rolet debutuese për tre aktorët.

Seriali fillon me marrëdhënien midis Dianës dhe Dodi Al-Fayed para aksidentit tragjik, pas të cilit William përpiqet të gjejë stabilitet ndërsa ndjek Kolegjin Eton, dhe monarkia përpiqet të rifitojë dashurinë e Anglisë. Në episode dëshmohet edhe afrimi mes Charles dhe Camilla dhe fillimi i “përrallës” midis William dhe Kate.

Që nga mbërritja në Netflix në 2016, seriali “The Crown” ka fituar dhe është nominuar për çmime të shumta, duke përfshirë 15 nominime Bafta, 10 nominime për Golden Globe (përfshirë 4 fitore), 69 nominime Emmy në 5 sezone (me 21 fitore në 4 sezone) dhe të tjera.

Ky sezon i fundit do të përfundojë gjashtëdhjetë orë të një shfaqjeje që prezantoi yje si Claire Foy, Vanessa Kirby, Emma Corrin dhe Josh O’Connor.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë