“The Champioooons”. Në “San Siron” kuqezi më në fund, të martën në mbrëmje do të këndohet sërish himni që Milanit i ka munguar aq shumë. Luhet sfida me Atletiko Madrid që ka një domethënie simbolike, sepse transmetimet për “Djallin” në Ligën e Kampionëve janë ndërprerë 7 vjet më parë pikërisht ndaj “Colchoneros”.
Do të jetë një ndeshje thelbësore për fatet e Grupit B: Milani ka humbur në Liverpul në ndeshjen debutuese, kurse Atletiko barazoi nën një ndeshje të vuajtur ndaj Portos. Është një 90-minutësh i rëndësishëm për Piolin, sepse shanset e kualifikimit kalojnë nga kjo ndeshje. Trajneri ka marrë leksione nga Liverpuli dhe duhet të evitojë gabime si ato që bëri në Angli.

Shpresat janë që emocionet e Championsit të jenë hequr ndaj Liverpulit. Është një Milan i ri, kjo është e qartë, nuk luan Ibrahimoviç, por nuk ka më kohë për drithërima. Të luash kundër kampionëve të Spanjës është rasti i duhur për të kuptuar se çfarë distance ka akoma mes këtij Milani dhe elitës së futbollit europian. Një nisje e ndrojtur si ajo në Liverpul mund të jetë vrasëse.
Në të njëjtën kohë, është shumë e rëndësishme që kuqezinjtë të mos pushtohen nga nxitimi për të sulmuar më të gjitha forcat madrilenët. Këta të fundit janë mësuar me të tilla ndeshje dhe dinë ta lexojnë lojën, duke pritur momentin e duhur për të goditur. Intensiteti dhe ritmi i lartë janë “armë” që Milani i Piolit duhet t’i përdorë, sepse kështu jep më të mirën, por pa humbur ekuilibrin. Në të kundërt, do të ketë telashe.
Duhet kujdes, sepse Atletiko nuk ka vetëm grintën, përqendrimin dhe sakrificën. Trajneri Simeone ka krijuar së fundi edhe disa mutacione taktike, pasi për të fituar titullin në La Liga nuk mjafton vetëm mbrojtja solide dhe kompaktësia. Atletiko është rritur në cilësi dhe e ka më të lehtë të ndryshojë sistemin e lojës. Në këtë fillim të sezonit, përveç 3-5-2-shit bazë, Simeone ka propozuar edhe 3-4-3 dhe 4-2-3-1, me momente mbrojtjeje me 5, nëse është e nevojshme Module dhe numra që ndoshta thonë pak, por që janë indicie për zgjidhjet që kanë në dispozicion kampionët e Spanjës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




