Futboll

The Beautiful Game/ Ronaldinjo, spektakël për bamirësi me Pogba e Dibala

Gazeta Si – Spektakël i jashtëzakonshëm në Florida nga Ronaldinjo me shokë gjatë një miqësoreje për bamirësi. Një ndeshje e quajtur “The Beautiful Game”.

Dy skuadra të mbushura me yje përballë njëra-tjetrës. Kampionë dhe ish-kampionë në fushë. Mes emrave të shumtë që morën pjesë në këtë ndeshje bamirësie ishin Ronaldinjo dhe Roberto Karlos, kapitenë të formacioneve (i verdhë dheblu).

Të tjerë kampionë, sa për të përmendur disa emra, ishin Dibala, Pogba, Vidal, Kafu, Trezege, Vinicius, Rivaldo, Militao…

Natyrisht, vëmendjen më të mëdha e ka marrë Ronaldinjo. Numrat e tij specialë edhe tani magjepsin të apasionuarit e futbollit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë