Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka falënderuar presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për mbështetjen në dialogun Kosovë-Serbi.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, Thaçi ka shkruar e angazhimi i ambasadorit Richard Grenell dhe Këshilltari të presidentit për Siguri Nacionale, Robert O’Brien, do të sjellë njohje reciproke të shteteve në përfundim të procesit
“Faleminderit edhe njëherë presidentit Donald Trump për mbështetjen lidhur me dialogun Kosovë – Serbi. Angazhimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës përmes ambasadorit Richard Grenell dhe Këshilltarit të presidentit për Siguri Nacionale, Robert O’Brien, ka sjellë një dinamikë të re në proces dhe presim përfundimin e këtij procesi me njohje reciproke të shteteve”, ka shkruar Thaçi në Twitter.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, u takuan dje në Shtëpinë e Bardhë. Të dy presidentët u ndodhën në Shtetet e Bashkuara në vizita të ndara gjatë të cilave zyrtarët amerikanë kanë kërkuar që të dyja palët të ndërmarrin veprime që sigurojnë rifillimin e bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre. Zyrtarët amerikanë po i kërkojnë Kosovës që të heqë tarifat e vendosura në nëntor të vitit 2018 ndaj mallrave serbe, ndërsa Beogradit i kanë kërkuar t’i jap fund fushatës për tërheqjen e njohjeve të pavarësisë së Kosovës.
Brenda më pak se një muaji Shtetet e Bashkuara siguruan dy marrëveshje ndërmjet palëve për vendosjen e linjës ajrore, asaj hekurudhore dhe ndërtimin e autostradave ndërmjet të dyja vendeve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




