Futboll

Teuta rikthen Edi Martinin, kishte dhënë dorëheqjen para tri… javësh

Në mënyrë të befasishme Teuta ka rikthyer në stol Edi Martinin, trajneri me të cilin u shpall kampione sezonin e kaluar. Shkodrani dha dorëheqjen para tri javësh dhe klubi durrsak e zëvendësoi me Renato Arapin, ish-kapitenin e skuadrës, por sot situata u përmbys.

“Edi Martini është rikthyer në krye të stolit të Teutës. Vendimi është marrë sot në mbrëmje nga presidenti i Teutës, z.Edmond Hasanbelli. Renato Arapi do të vazhdojë të jetë pjesë e klubit të Teutës dhe do të rikthehet në pozicionin e drejtorit sportiv”, – shkruhet në njoftimin e klubit durrsak.

Edi Martini, trajneri i Teutes. Gazeta Si, 14 dhjetor 2021

Arapi e drejtoi Teutën në tri ndeshjet e fundit, në barazimin me Vllazninë, fitoren me Dinamon dhe barazimin me Kukësin. Tani drejtimin e skuadrës e merr sërish Martini. Teuta mban vendin e 6-të në tabelën e klasifikimit, me 18 pikë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë