Futboll

Teuta rikthehet në ‘Niko Dovana’, humbet gjysmëfinalen e parë të Kupës me Laçin

Gazeta Si – Pas një kohe shumë të gjatë, Teuta është kthyer në stadiumin e saj “Niko Dovana”, pas rikonstruksionit që i është bërë këtij impianti dhe fushës së re. Për muaj të tërë Teuta ka luajtur si pritëse në Elbasan, Rrogozhinë e deri në Shkodër, ndërsa tani kthehet në shtëpinë e saj.

Fusha e re e stadiumit “Niko Dovana”. Gazeta Si, 30 mars 2022

Inaugurimi i fushës së re u bë sot ndaj Laçit, në ndeshjen e vlefshme për gjysmëfinalen e parë të Kupës së Shqipërisë, ku durrsakët humbën 1-2. Laçi shënoi që në fillim me Ujkën dhe më pas me Akiniemi. Vetëm në shtesë Teuta shkurtoi diferencën në 1-2 me Todorovskin, duke mbajtur gjallë shpresat për ndeshjen e kthimit.

Gjysmëfinalja e dytë e Kupës së Shqipërisë është ajo mes Partizanit dhe Vllaznisë, që zhvillohet ditën e enjte. Më e rëndësishme kjo ndeshje është për të kuqtë, të cilët me Kupën mund të shpëtojnë sezonin, duke qenë se në kampionat janë shumë prapa me pikë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë