Nuk kanë fund largimet te Teuta. Me klubin durrsak së fundmi kanë ndarë rrugët tre futbollistë, Jahmir Hyka, Asion Daja dhe Reuben Akuah.
Këtë lajm e ka bërë me dije vetë klubi i Teutës me anë të një komunikate në profilin e saj të rrjetit social “Facebook” duke i falënderuar të tre lojtarët për angazhimin dhe kontributin e dhënë dhe duke i uruar suksese në karrierën e tyre në të ardhmen.
“KF Teuta komunikon mbylljen e bashkëpunimit me futbollistët Asion Daja, Jahmir Hyka, dhe Reuben Acquah. Klubi i falenderon te tre futbollistët për angazhimin dhe kontributin e dhënë me fanellën ‘blu’, duke u dëshiruar shumë fat dhe sukses në karrierën sportive“, njofton klubi i Teutës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




