Futboll

Teuta mposht Tiranën dhe rifiton Kupën pas 15 vitesh

Teuta ka arritur të triumfojë në finalen e Kupës së Shqipërisë, duke mundur 2-0 kampionët e saposhpallur, Tiranën e Egbo.

Durrsakët kanë shënuar që në tunel me Hoxhën. Qendërmbrojtësi shënoi që në minutën e dytë me një goditje të saktë me kokë.
Ekipi i drejtuar nga Martinit u fut në fushë më i karikuar, edhe pse bardheblutë patën rastet e tyre për të barazuar ndeshjen me Ngo dhe Torasën.

Goli i Lorenco Vilës në minutën e 79-të, i vuri vulën kësaj fitoreje të merituar të durrsakëve. Për ekipin bregdetar është triumfi i shtatë në histori, teksa kishin plot 15 vite që nuk e “preknin” këtë trofe.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë