Gazeta Si – Vjen shkarkimi i radhës nga trajnerët e Superiores. Diego Longo nuk është më trajner i Teutës. Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi durrsak me një komunikatë shtypi.
Longo është trajenri i 3-të që largohet në këto 5 javë kampionat, pas Stavri Nicës nga Laçi dhe Rrahman Hallaçit nga Kukësi. Humbja e fundit 2-0 me Vllazninë dhe vetëm 3 pikë deri tani në kampionat kanë bërë që drejtuesit e Teutës të mendonin për ndryshimin në stol.

‘Klubi i futbollit Teuta njofton ndërprerjen konsensuale të bashkepunimit me trajnerin Diego Longo. Në një dakordësim me presidentin Edmond Hasanbelli, iu dha fund edhe periudhës si trajner i ekipit Teuta. Klubi falënderon mister Diego Longon për impenjimin dhe angazhimin e tij dhe i uron suksese në të ardhmen’,- shkruan klubi durrsak në njoftimin për largimin e trajnerit.
Më parë Diego Longo ka drejtuar Kukësin në Superiore dhe Flamurtarin në Kategorinë e Parë, pa mundur ta ngjiste në elitë. Tani Teuta pritet të emërojë trajnerin e ri dhe kandidat kryesor është Edi Martini, shkodrani që e ka drejtuar këtë skuadër edhe më parë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




