Tirana ia ka dalë në ditën e sotme të marrë fitoren e tretë radhazi në kampionat, teksa mposhtën në transfertë Kastriotin me rezultatin 1-2. Kryeqytetasit shkojnë kështu në kuotën e 35 pikëve në vendin e 5-të, dhe i dërgojnë kështu mesazh Partizanit, me të cilët do luajnë në xhiron e ardhshme në derbin e kryeqytetit. Kastrioti mbetet në kuotën e 28 pikëve në vendin e 7-të.
Barazim në një fushë që nuk i sjell fat aspak skuadrës së Teutës. Në Ballsh përfundon 1-1, me skuadrën e Martinit që ul ritmin atëherë kur nuk duhej, por duke parë cfarë u prodhua në fushë, pika natyrisht që i rri ngushtë durrsakëve.
Skënderbeu ka bërë një nga surprizat më të madha të këtyre javëve, duke mundur Partizanin në “Elbasan Arena” duke i mohuar skuadrës së Ilir Dajës kreun e renditjes së Superiore. Një hap fals që mund të kushtojë shumë shtrenjtë për Partizanin, por ndërkohë që bën me krahë korçarët të cilët i ikin vendit të fundit në renditje dhe ringjallin shpresat e tyre për mbijetesën pas një periudhe të errët.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




