Gjobat e Komisionit të Disiplinës për klubet e futbollit shqiptar janë diçka e zakonshme. Në të shumtën e rasteve ato vijnë për shkak të sjelljes së gabuar të tifozëve, siç ka ndodhur javën e fundit me tifozët e Tiranës dhe Teutës në Superiore, si dhe Besës e Butrintit në Kategorinë e Parë.
Po po kaq e zakonshme është bërë këtë sezon gjoba për disa klube, që “refuzojnë” të vendosin në fanellë stemën e sponsorit të kampionatit, “Abissnet Superiore”. Teuta dhe Partizani janë dy klubet që e kanë marrë rregullisht këtë gjobë, në masën e 50 mijë lekëve. Mungesa e stemës quhet mosrrespektim i Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike dhe duket absurde që për dy klubet e përmendur më lart përsëritet çdo javë.

Ose kjo është një gjobë formale, që askush nuk e paguan, ose drejtuesit e klubeve bëjnë “kokëfortin” pa sens. Sepse të paguash çdo javë 50 mijë lekë për mosrrespektim të rregullores, është vërtet absurde. Po aq absurd është edhe qëndrimi i Disilinës në këtë rast, kur në një shkelje të përsëritur vazhdon me të njëjtën gjobë. Ose masa duhet të jetë më e fortë, ose ajo duhet hequr fare.
Disa nga vendimet kyesore të Disiplinës dhe Etikës
Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve, dënohet me gjobë në masën 50.000 lekë.
Teuta, për sjellje të gabuar të spektatorëve, dënohet me gjobë në masën 50.000 lekë. Teuta, për mosrespektim të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, duke mos vendosur stemën e Abissnet Superiore në mëngën e djathtë të fanellës, dënohet me gjobë në masën 50.000 lekë.
Partizani, për mosrespektim të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, duke mos vendosur stemën e Abissnet Superiore në mëngën e djathtë të fanellës, dënohet me gjobë në masën 50.000 lekë.
Butrinti, për sjellje të gabuar të spektatorëve, dënohet me gjobë në masën 50.000 lekë.
Besa, për sjellje të gabuar të spektatorëve, dënohet me gjobë në masën 50.000 lekë.
Lushnja, për sjellje të gabuar të spektatorëve, dënohet me gjobë në masën 50.000 lekë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




