Ka ndodhur

Tetë vjedhje në biznese të ndryshme, në pranga dy të rinj në Tiranë

Gazeta Si – Dy të rinj janë arrestuar mëngjesin e kësaj të hëne në Tiranë, të akuzuar për vjedhje. Mësohet se dy 31-vjeçarët kishin vjedhur 8 herë brenda dy muajve në subjekte të ndryshme në kryeqytet. Të dy të arrestuarit rezultojnë me precedentë të mëparshëm penalë.

Është proceduar në gjendje të lirë dhe një person tjetër pasi përvetësoi sendet e vjedhura, ndërsa janë sekuestruar automjeti dhe veshjet që autorët përdornin për të kryer vjedhjet.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë