Nga Gazeta Si- Për shkak të temperaturave të larta gjatë ditës, në Fier ka rrezik të lartë për zjarre, ndërkohë që dhe qarqet e tjera janë të rrezikuar, edhe pse më pak.
Emergjencat civile thonë se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 8 vatra zjarri në Fier, Lezhë, Vlorë, Shkodër, Tiranë e Berat, të gjitha të fikura tashmë.
“Sipas informacionit të dërguar nga Instituti i Gjeoshkencave, sot pritet nivel rrezik “I LARTË” për zjarret në qarkun Fier, ndërsa pritet nivel rrezik “I MODERUAR” në qarqet e tjerë”, thuhet në njoftim, ku gjithashtu bëhet thirrje për njerëzit që të bëjnë kujdes këto ditë me temperatura të larta.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.