Gazeta Si – Kombëtarja, ose më saktë një seleksion i Superiores, do të luajë më 9 nëntor në Spanjë një miqësore me Katarin, vendin organizator të Kupës së Botës. Trajneri Edi Reja doli sot në një konferencë shtypi, ku foli për këtë ndeshje dhe çështje të tjera.
Reja theksoi mes të tjerash në konferencë shtypi se lojtarët që ka grumbulluar meritojnë të jenë pjesë e Kombëtares. Italiani e ka ekzagjeruar pak, kur ka thënë se nuk ka ndryshim mes këtij grupi dhe lojtarëve të Kombëtares A.

“Vazhdojmë punën për të parë lojtarët, sidomos ata të Superiores. Me Arabinë Saudite meritonim fitoren, tani kemi përballë Katarin, skuadër më e mirë. Kjo kombëtare ka marrë lojtarë edhe nga jashtë.
Për Shqipërinë është një test shumë i rëndësishëm. U japim mundësi lojtarëve të tregojnë se e meritojnë në të ardhmen një ftesë në Kombëtare. Jam i bindur se ky grup do bëjë një paraqitje mjaft të mirë me Katarin.
Këta lojtarë e meritojnë të luajnë me Kombëtaren shqiptare. Ne u japim mundësinë, sepse i kemi ndjekur vazhdimisht. Për mua nuk ka ndryshim midis kësaj Kombëtareje ose asaj A. Për mua janë të gjithë njësoj”, – u shpreh Reja.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




