Kombetarja

Testi me Arabinë, një Shqipëri ‘made in Superiore’ sot në fushë

Gazeta Si – Kombëtarja shqiptare luan sot një miqësore të pazakontë në Abu Dabi. Ndaj Arabisë kuqezinjtë do të zbresin në fushë me një formacion të përbërë kryesisht nga lojtarë të Superiores. Ndeshja fillon në orën 16:30, luhet pa tifozë dhe nuk transmetohet nga asnjë televizion, një kërkesë e vendësve kjo.

Trajneri Reja do të ketë mundësinë të shohë në ndeshje disa nga elementët më të mirë të kampionatit shqiptar, ndërsa nga Kombëtarja A në fushë do të jetë vetëm sulmuesi Sokol Cikalleshi.

Nga seanca e fundit stervitore e Kombetares ne Abu Dabi. Gazeta Si, 26 tetor 2022

Italiani mbetet besnik i skemës së tij 3-5-2, që fillon me Selmanin në portë. Përpara tij pritet të rreshtohen Gurishta i Vlalznisë, Bitri i Partizanit dhe Turkaj i Laçit.

Në mesfushë do të aktivizohen Albion Marku në të djathtë dhe Hadroj në të majtë, kurse në qendër do të jenë Muçolli, Deliu dhe Mala. Me përjashtim të Muçollit, të tjerët janë pjesë e skuadrave të Superiores.

Në sulm do të luajë veterani Sokol Cikalleshi, i cili do të ketë në krah sulmuesin e Tiranës, Redon Xhixha. Në pjesën e dytë me siguri do të ketë hapësirë për elementë të tjerë të kampionatit shqiptar.

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë, 3-5-2
Selmani
Gurishta Bitri Turkaj
Marku Muçolli Deliu Mala Hadroj
Cikalleshi Xhixha


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë