Motosport

Testet para Botërorit/ Vershtapen menjëherë i frikshëm, Alonso ‘djeg’ Ferrarin

Gazeta Si – Nëse dita e mirë duket që në mëngjes, Maks Vershtapen është në rrugën e duhur për titullin e tretë kampion bote. Ai ka shkëlqyer në sesion e testeve para Botërorit, që nis më 5 mars me Çmimin e Madh të Bahreinit. Kampioni holandez i la hapësirë Ferrarit vetëm në pjesën qendrore të ditës së parë nga tre të tilla për këto teste.

Më pas Vershtapen bëri një performancë të shkëlqyer. Sharl Leklerk, që zëvendësoi spanjollin Sainz në timonin e SF-23, u pengua nga një sërë ndërhyrjesh, që e mbajtën makinën gjatë në bokse.


Ferrari gjate testeve. Gazeta Si, 23 shkurt 2023

Ndryshe nga sa ndodhi me pilotët e Ferrarit dhe Mercedesit, që alternuan pilotët gjatë paradites dhe pasdites, Vershtapen bëri 157 xhiro dhe regjistroi kohë vërtet mbresëlënëse. Me kohën 1 minutë, 32 sekonda e 837 të mijëtat rezistoi deri në flamurin e parë me kuadrate të 2023-shit.

Mes makinave Red Bull dhe dy makinave Ferrari të Sainz dhe Leklerk, në mënyrë surprizë u fut Fernando Alonso. Ai bëri 60 xhiro me Aston Martin AMR23 dhe arriti një kohë shumë të mirë, vetëm 29 të mijëtat pas holandezit, duke ‘djegur’ kështu Ferrarin.

Vend i 6-të për Mercedesin, që ka montuar ‘power unit’ gjermane. Ljuis Hemilton bëri 83 xhiro dhe shkoi deri në 671 të mijëtat nga rivali i tij për titullin kampion.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë