Motosport

Testet e Bahreinit, Vershtapen më i shpejti në pistën ku starton Botërori 2022

Gazeta Si – Në fund të testeve zyrtare të Bahreinit, Maks Vershtapen ka vënë firmën e kampionit. Gjatë tri ditëve janë bërë provat e vërteta para Botërorit 2022, që starton pas 8 ditësh pikërisht në këtë pistë.

Pas holandezit, që regjistroi kohën 1.31.720, doli Mik Shumaker me Has, i ndjekur nga Ferrari i Sharl Leklerk. Fernando Alonso ka çuar lart Alpine, duke regjistruar kohën e 4-t më të mirë, 978 të mijëtat pas Vershtapen, kurse Xhorxh Rasëll doli i 5-ti në këto teste të fundit.

Maks Vershtapen dhe Red Bull-i dhuruan sepktakël në “time attack”, që mbylli 3 ditët e testeve të Sakhir. Kampioni në fuqi konkretizoi punën e tij të përditshme (53 xhiro në total) me një finale ku tregoi muskujt.

Një lloj misteri vazhdon të ketë mbi potencialin e Mercedesit: në sesionin e paradites Hemilton nuk arriti të ngjitej në shkallët e para të klasifikimit. Anglezi u rendit i 17-i në fund të ditës, kurse Rasëll zuri vendin e 5-të.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë