Gazeta si – Zyra e shtypit të Vatikanit, ka publikuar testamentin e Papa Françeskut, i cili është gati që nga 29 qershori 2022.
“Duke ndjerë se fundi i jetës sime tokësore po afrohet dhe me shpresë të gjallë në Jetën e Përjetshme, dëshiroj të shpreh vullnetin tim me testament”, shkroi Papa në atë kohë.
Në testament, Papa ka shkruar se trupi i tij dëshiron që të prehet në Bazilikën Papale të Shën Mërisë së Madhe duke theksuar se gjithmonë ia ka besuar veten Nënës së Zotit.
“Kërkoj që mbetjet e mia mortore të pushojnë në pritje të ditës së ringjalljes në Bazilikën Papale të Santa Maria Maggiore”, thuhet në të.
“Kërkoj që varri im të përgatitet në kamaren e nefit anësor midis Kapelës Pauline (Kapela e Salus Populi Romani) dhe Kapelës Sforza të Bazilikës Papale të lartpërmendur.”
Dhe përsëri: “Varri duhet të jetë në tokë; i thjeshtë, pa dekorim të veçantë dhe me mbishkrimin e vetëm: Franciscus”.
Ndër të tjera në testament thuhet se shpenzimet e përgatitjes së varrimit do të mbulohen nga një shumë e dhënë nga një dashamirës, të cilën, Papa shrkuante se e kishte rregulluar që të transferohet në Bazilikën Papale të Shën Marisë Major.
Ati i Shenjtë ka shkruar se i ka dhënë udhëzimet e nevojshme në lidhje me këtë kardinalit Rolandas Makrickas, Komisionerit të Jashtëzakonshëm të Bazilikës Liberiane.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.