Gazeta Si – Testi i parë nga 4 të tillë që Kombëtarja do të zhvillojë para Europianit të Gjermanisë, zhvillohet sot në Itali. Kundërshtari nuk është një ekip europian, por amerikano-jugorët e Kilit, që luajnë një futboll teknik dhe agresiv.
Trajneri Silvinjo ka mundësinë e parë të shohë gjendjen e futbollistëve që ka në dispozicion. Mungojnë sot Ismajli, Ajeti, Uzuni dhe Berisha, të gjithë për dëmtim. Në stadiumin e Parmës, ku do të luhet ndeshja (ora 20:45), pritet të zbresin shumica e titullarëve të kualifikueseve.
Portën do ta mbrojë Strakosha, pasi Berisha ka një dëmtim. Në mbrojtje Mihaj do të zërë vendin e Ismajlit, në krah të kapitenit Gjimshiti. Krahët do të mbrohen nga dy shkodranët Hysaj dhe Mitaj.
Në qendër të mesfushës do të jetë dyshja tashmë e konsoliduar me Asllanin dhe Ramadanin. Pak më përpara tyre do të pozicionohet Nedim Bajrami.
Trajneri Silvinjo, në këtë test të parë duket se fokusin do ta ketë te sulmi, pasi në këtë repart janë rikthyer dy emra të rëndësishëm, si Armando Broja dhe Rei Manaj. Gjasat janë që njëri prej tyre, më shumë shanse ka Broja, të jetë titullar. Por ndoshta edhe të dy mund të luajnë nga minuta e parë, duke spostuar njërin në krah.
𝗠𝗔𝗧𝗖𝗛 𝗗𝗔𝗬 🇦🇱
— FSHF (@FSHForg) March 22, 2024
⚽️ Shqipëri 🆚️ Kili 🇨🇱
🤝 Miqësore
📍Parma, Itali, 🏟️ "Ennio Tardini"
⏰️ 𝟐𝟎:𝟒𝟓
📺 @digitalb_official & @rtvklan#futboll #kombetarja #shqiperia #albaniachile #ticketone pic.twitter.com/NuhquksHP5
Nëse Broja merr vendin e Cikalleshit në majë të sulmit, reparti do të plotësohet me Asanin në të djathtë dhe Seferin ose Manajn në të majtë. Në pjesën e dytë pastaj do të ketë minuta për lojtarët e tjerë, edhe për debutuesin Arbër Hoxha.
Formacioni i mundshëm ndaj Kilit, 4-2-3-1
Strakosha
Hysaj Gjimshiti Mihaj Mitaj
Ramadani Asllani
Asani Bajrami Seferi (Manaj)
Broja (Cikalleshi)
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.