Elon Musk ka premtuar se “Tesla Bot” po vjen, me ngjyrë bardhë e zi, me 5 gishta në duar, ai do të ketë shumë karakteristika njeriu, por nuk do të jetë miqësor.
Musk tha se roboti do të ketë një ndikim të madh në ekonomitë globale, pasi mund të mbyllë problemin e mungesës së fuqisë punëtore , si dhe do të zvogëlojë kostot e pagave. Ai shtoi se e konsideron të rëndësishme që ky robot të mos jetë shumë i shtrenjtë, por nuk tregoi më shumë detaje rreth çmimit të tij.
Ai e përshkroi atë si një shtrirje të punës së Tesla në makinat vetë-drejtuese ku dhe roboti do të përdorte të njëjtin çip kompjuterik dhe sistemin e navigimit me tetë kamera.
Kompanitë në përparimin e robotikës, siç është ish -filiali i Google Boston Dynamics, kanë prodhuar robotë me dy këmbë. Por makinat e ngathëta dhe të rënda që ata kanë demonstruar kanë pak ngjashmëri me modelet e e bukura që Musk pretendonte se Tesla mund të ndërtojë.
Lajmin Musk e konfirmoi në një eveniment që kishte kompania e tij, ku flitej për përparimin në fushën e inteligjencës artificiale (TN). Ndër të tjera, qëllimi i prezantimit, i cili kryesisht kishte të bënte me zhvillimin e teknologjive për krijimin e makinave plotësisht autonome, ishte që Tesla të tërhiqte inxhinierë të rinj.
Të hënën, qeveria amerikane hapi një hetim mbi sistemin e ndihmës së shoferit të Tesla, i njohur si Autopilot, pas një serie përplasjesh me automjetet e parkuara të urgjencës.
Hetimi mbulon 765,000 automjete, pothuajse të gjitha Tesla që janë shitur në SHBA që nga fillimi i vitit të modelit 2014. Në aksidentet e identifikuara nga Administrata Kombëtare e Sigurisë në Trafikun e Autostradave si pjesë e hetimit, 17 persona u plagosën dhe një u vra.
Burimi: The Guardian/Përshtati Gazeta SI
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




