Biznes

Tesla bie me 2% pas aksidentit fatal nga metoda “pa shofer”

Një aksident i ndodhur të dielën në Texas të SHBA-së, nga një makinë Tesla elektrike që po lëvizte pa shofer, uli vlerën e kompanisë me 2% në më pak se 24 orë.

Aksidenti shkaktoi 2 humbje jete dhe flakë të mëdha që nuk mundën të fikeshin për më shumë se 4 orë. Njëri nga viktimat ndodhej në sediljen e pasagjerit dhe tjetri në pjesën e pasme të makinës duke nënkuptuar që askush nuk po i jepte makinës.

Zyrtarët federalë kanë kritikuar dhe fajësuar Tesla-n për zjarre dhe më parë që sipas tyre shkaktohet nga bateria në masë të madhe. Gjithashtu, kompania është përballur me kritika të shumta për mungesën e një trajnimi të klientëve që metoda e udhëtimit “pa shofer” i makinës elektrike nuk përdoret vend e pa vend.

Ndërkohë, paraditen e së dielës, drejtori i Tesla, Elon Musk, njoftoi se të udhëtosh me një mjet të Tesla-s je 10 herë më shumë i sigurt se sa me një makinë me lëndë djegëse.

Burimi: Bloomberg


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë