Ka ndodhur

Terrorizuan qytetarët duke qëlluar me kallashnikov, në pranga dy të rinjtë nga Lezha

Policia e Lezhës ka arrestuar dy persona, pasi kanë terrorizuar qytetarët, duke qëlluar me armë zjarri në ajër.
Gjatë aksionit, kanë rënë në pranga dy adoleshentë 18 dhe 19 vjeç, si dhe janë sekuestruar dy armë zjarri, një automatik dhe një pistoletë, si dhe fitil zjarrpërcjellës.
“Në bazë të provave të grumbulluara u organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar ‘Gajushi’, si rezultat i të cilit u bë kapja e arrestimi i personave të dyshuar:
-R. H., 19 vjeç dhe S. H., 28 vjeç, banues në Milot, Kurbin”, thuhet në njoftimin e policisë.
Policia thotë se gjatë kontrollit të banesës së shtetasit R. H. dhe ambientit përreth saj, gjetën dhe sekuestruan armën e zjarrit kallashnikov me të cilën dyshohet se këta shtetas kanë qëlluar në ajër, të cilën ky shtetas e kishte fshehur në një depozitë uji në banesën e tij.
Ndërkohë, operacioni ka vijuar me kontrollin e banesës së shtetasit S. H., ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri pistoletë me një krehër dhe fitil zjarrpërcjellës.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë