Një 62-vjeçar në Bregun e Lumit në Tiranë është vënë në pranga nga policia, pasi qëlloi me armë zjarri në ajër, në gjendje të dehur.
“Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale u bë i mundur identifikimi dhe vënia në pranga e shtetasit D. P., 62 vjeç, banues në Tiranë, i cili dyshohet se në gjendje të dehur ka qëlluar me armë zjarri në ajër”, thuhet në njoftimin e policisë.
Policia i ka sekuestruar armën e zjarrit tip automatike, të cilën e posedonte pa leje.
Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.