Nga Gazeta ‘Si’- Kryeministri Edi Rama u ktheu një përgjigje atyre që e kritikojnë për gjuhën që ai ka përdorur gjatë fushatës elektorale.
Rama u ndal tek “autizmi politik”, për të cilën ai kërkoi falje publike, gjë për të cilën u shpreh se asnjë lider politik nuk e ka bërë.
“Ka vetëm një gjë që kam kërkuar ndjesë, edhe aty ka qenë një gabim pa dashje, por ama gabim që kam kërkuar ndjesë, kur kam folur për autizmin politik. Autizmi politik është një term i përdorur në literaturën akademik dhe politike, nuk është krijuar për të fyer askënd. M’u desh të gaboja që të mësoja”.
Gjithashtu ai komentoi edhe deklaratën e bërë një javë më parë në Dibër ku vendosi theksin te forca e votës së grave dhe vajzave për Partinë Socialiste, duke thënë për burrat se janë “gjysma normalë dhe gjysma çyrykë”.
Rama tha më tej se burrat dibranë nuk janë fyer nga etiketimi që ai bëri dhe këtë sipas tij do e tregojnë duke votuar në zgjedhje masivisht për Partinë Socialiste.
“Të shkosh me kënetën ka një problem shumë të madh. Kjo është arsyeja pse gratë dibrane dhe burrat dibranë nuk janë fare të fyer, përkundrazi do i shikoni në zgjedhje. Apo më pas do të vijë ajo fjalia siç thoshin disa çyrykë nga pasqyrat e kënetës natën është populli i sëmurë se mendon se gjërat po shkojnë si duhet”, tha Rama.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.