Bota

Tërmeti në Turqi-Siri, mbi 33 mijë të vdekur. Shpëtohen 3 fëmijë pas 150 orësh në rrënoja

Gazeta Si – Më shumë se 33,000 viktima është numri i përkohshëm nga tërmeti që goditi Turqinë dhe Sirinë të hënën e kaluar.

Por për OKB-në mund të “dyfishohet dhe më shumë”. Kështu, numri i të vdekurve nga tërmeti rritet në 33,190, ndërsa numri i të lënduarve në 80,104.

Në Turqi janë 26,617 të vdekur, tha në një konferencë shtypi nënpresidenti turk Fuat Oktay.

Në Siri ka të paktën 4,575, nga të cilët 2,167 janë në zonat e kontrolluara nga rebelët në veriperëndim, sipas vlerësimeve të grupit të mbrojtjes civile të Helmetave të Bardha. 1,408 vdekje të tjera u regjistruan në territoret e kontrolluara nga qeveria.

Megjithatë, shenjat e shpresës vazhdojnë të vijnë nga rrënojat: pas një foshnjeje vetëm 7 muajshe që ishte ende gjallë, dy fëmijë të tjerë u shpëtuan: një vajzë 10-vjeçare dhe një 8-vjeçare, të dy të bllokuar nën rrënoja për rreth 150 orë.

Ndërkohë 29.117 të vdekur nga tërmeti dhe 80.104 të plagosur. Në Turqi janë 24.617 viktima, tha në një konferencë për shtyp nënpresidenti turk Fuat Oktay. Të paktën 4,500 njerëz kanë vdekur në Siri.

Një tjetër vajzë 10-vjeçare u shpëtua në provincën Hataj-it të Turqisë jugore, ku punonjësit e shpëtimit e gjetën atë 147 orë pasi tërmeti shkatërrues i së hënës goditi rajonin, sipas CNN.

Një djalë 8-vjeçar u shpëtua gjithashtu, sipas agjencisë shtetërore turke të lajmeve “Anadolu”, i cili u gjet në provincën e Adiyaman pas 152 orësh.

Më herët, një foshnjë shtatë muajshe u shpëtua në distriktin Antakya të Turqisë në provincën Hatay të Turqisë jugore, pasi ishte bllokuar në rrënoja për 140 orë.

Lajmi është bërë i ditur nga agjencia shtetërore turke e lajmeve Anadolu. Në lagjen “Nizip” të së njëjtës krahinë, një vajzë u nxor nga rrënojat 146 orë pas tërmetit.

Gjithashtu në provincën Hatay, rrethi Antakya, një 35-vjeçar u shpëtua nga ekipet e shpëtimit turk dhe rumune pas 149 orësh.

Tërmeti që goditi Sirinë mund të ketë lënë deri në 5.3 milionë sirianë të pastrehë. Kjo është bërë e ditur nga UNHCR, agjencia e OKB-së për refugjatët.

Organizata po merr ndihma për zonat më të shkatërruara të vendit, duke u fokusuar në sigurimin e strehimit dhe nevojave themelore, si dhe tenda, çarçafë plastikë, batanije termale, dyshekë gjumi dhe veshje dimërore për njerëzit në qendrat kolektive.

Ditët kalojnë dhe shpresat e ekipeve të kërkimit zbehen për të gjetur të mbijetuar nën rrënoja. Megjithatë  nuk kanë qenë të pakta rastet kur njerëzit janë bërë dëshmitarë të mrekullive.

Ndërkohë pas tërmetit, policia turke ka nisur arrestimet e personave përgjegjës për cilësinë e ndërtimeve.

Mediat lokale turke raportuan  100 persona të arrestuar të përfshirë në ndërtimet e banesave të shembura. Nga tërmeti llogaritet që të jenë dëmtuar mbi 6 mijë ndërtesa.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë