Qeveria shqiptare ka akorduar një fond prej 250 mijë eurosh për Kroacinë, e cila një ditë më parë u godit nga një tërmet i fuqishëm që shkaktoi të paktën 7 viktima dhe dhjetëra të lënduar.
Lajmi u dha nga kryeministri Edi Rama nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku shfaqi dhe vendimin e qeverisë.
“Sapo u nënshkrua vendimi i qeverisë së Shqipërisë për t’i dhuruar Kroacisë 250 mijë euro në ndihmë të rindërtimit të Petrinjas pas tërmetit shkatërrues. Kroacia është një shembull për qëndrueshmërinë dhe një model për ne në transformimin e saj të mahnitshëm në një vend krenar të BE-së”, shkruan kryeministri Rama.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




