Bota

Tërmeti me magnitudë 6.1 shkund Kretën, rrëshqitje toke dhe dëme në ndërtesa

Një tërmet me magnitudë 6.1 i shkallës Rihter, goditi në orën 6:19 të mëngjesit të sotëm veriun e Kretës.

Bazuar në të dhënat e Institutit Gjeodinamik, mediat vendase raportojnë se epiqendra e tërmetit ishte 56 km në veri të Neapolis në Lassithi.

Sipas vlerësimit të parë, tërmeti ndodhi në det në një thellësi prej 62 kilometrash dhe deri tani ka raportime për dëme në ndërtesa.

Sizmiologu dhe presidenti i Organizatës së Planifikimit dhe Mbrojtjes nga Tërmetet e Greqisë (OASP), Efthymis Lekkas, tha se thellësia e tërmetit ndihmoi në uljen e intensitetit të tij në sipërfaqe dhe eliminoi çdo rrezik cunami.

Lekkas shtoi se ky lloj tërmeti nuk ka gjasa të jetë një pararendës i një më të madhi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë