Bota

Tërmeti 6.3 ballë godet sërish Kretën, raportohet për dëme (Video)

Një lëkundje e fuqishme sizmike 6.3 ballë e shkallës Rihter ka goditur ishullin e Kretës paraditen e të martës në Greqi. Epiqendra u regjistrua 30 kilometra në juglindje të Zakros, ndërsa thellësia vlerësohet se ishte 5 kilometra, duke shkaktuar lëkundje të forta.

Mediat greke raportojnë se ka dëme të konsiderueshme në banea dhe ndërtesa, por pa specifikuar nëse ka persona të lnduar.

Kreta prej dy javësh vijon që të goditet nga lëkundje sizmike, por ajo e këaj të marte duket të jetë më e forta. Goditja e fundit e tërmetit, përveç se shkakoi dëme materiale, la të vdekur edhe një person që humbi jetën pas shembjes së një kishe.

Dridhja u ndje veçanërisht në Heraklion, pasi kishte intensitet dhe kohëzgjatje, duke rezultuar në panik dhe ankth tek banorët, të cilët dolën në rrugë, parqe dhe sheshe.

Lëkundja sizmike u ndje veçanërisht në të gjithë ishujt e Dodekanezit dhe kryesisht në Kasos, Karpathos dhe Rodos, por edhe në Santorini.

Sipas kryebashkiakut të Sitias, George Zervakis, dridhja e fortë sizmike shkaktoi dëme. Sipas tij, edhe bashkia e qytetit ka pasur çarje nga tërmeti më i fortë.

“Ky është një tërmet i fortë me magnitudë 6.3 të shkallës Rihter 23 kilometra në juglindje të qytetit të Zakros. Wshtë një tërmet nënujor, i vendosur në zonën më të gjerë të të ashtuquajturit hark grek ku është zona e fundosjes së pllakës afrikane. Dhe vitin e kaluar patëm një tërmet prej rreth 6 Rihter në zonë. Ne po shqyrtojmë fenomenin, ndoshta ky është tërmeti kryesor, por këtë do ta dimë në 24 orët e ardhshme ”, thotë drejtori i kërkimit të Institutit Gjeodinamik, sizmologu Gerasimos Chouliaras.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë