Gazeta Si – Një tërmet me magnitudë 5.7 është regjistruar në Greqi, pranë ishujve Strofadi në detin Jon (perëndim), sipas Observatorit Euro-Mesdhetar, pa shkaktuar viktima apo dëme të konsiderueshme.
“Tërmeti u regjistrua në orën 09:12 me orën lokale në një thellësi prej 20 km në një rajon ku tërmetet janë të shpeshta”, tha sizmologu Gerassimos Papadopoulos për televizionin publik ERT.
Sipas Papadopoulos, tërmeti u pasua nga dy pasgoditje me magnitudë 2.9 dhe 4.5 ballë. Lëkundjet u ndjenë edhe në ishullin e afërt të Zakynthos dhe në gadishullin e Peloponezit.
Deri më tani nuk ka raportime për dëme apo viktima nga dridhjet e tokës, të cilat u ndien në kryeqytetin grek, Athinë, e deri në ishullin jugor të Kretës.
Tërmeti ndodhi mëngjesin e së premtes, më 29 mars. Epiqendra e dridhjeve të tokës ishte nën shtratin e detit afër ishujve Strofades, që gjenden rreth 120 kilometra në jugperëndim të qytetit Patras, tha Instituti Gjeodinamik i Athinës.
Në zonën e epiqendrës së tërmetit janë regjistruar edhe goditje pasuese me shkallë më të ulët të Rihterit.
Greqia gjendet në një rajon shumë aktiv sizmik dhe tërmetet janë të zakonshme. Shumica dërmuese e dridhjeve të tokës nuk shkaktojnë viktima dhe pak ose aspak dëme materiale.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




