Ka ndodhur

Tërmeti 4 ballë godet zonën kufitare mes Shqipërisë dhe Greqisë

Gazeta Si - Një tërmet me magnitudë 4 të shkallës Rihter ka goditur mëngjesin e kësaj të zonën kufitare mes Shqipërisë dhe Greqisë, konkretisht në Çamandë të Filatit.

Lëkundjet sizmike të orës 06:14 u ndjenë edhe në qytetin e Sarandës, duke shkaktuar shqetësim te banorët e zonës. Sipas të dhënave paraprake, nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar.

Institucionet përkatëse po monitorojnë situatën dhe do të japin informacione të mëtejshme në rast se do të ketë zhvillime të reja.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë