Një tërmet ka goditur shtetin amerikan New Jersey, duke lëkundur ndërtesat në New York City dhe zonat përreth.
Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara tha se epiqendra e tërmetit me magnitudë 4.8 ishte 7 km në verilindje të Stacionit Whitehouse, New Jersey. Tërmeti u ndje gjithashtu në Filadelfia, Pensilvani dhe Boston, Massachusetts.
Përdoruesit e mediave sociale raportuan se e ndjenin tërmetin nga Philadelphia deri në New York dhe në lindje përgjatë bregut. Zyrtarët e qytetit të New York kanë njoftuar se kanë nisur hetimet nëse ka dëme materiale.
Një takim i Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Gazën në selinë në New York u ndërpre përkohësisht për shkak të tërmetit.
Një tërmet me magnitudë 3.8 goditi Buffalo, New Yorkun vitin e kaluar më 6 shkurt, por një tërmet i përmasave të sotme nuk ka ndodhur në zonë për 40 vjet.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




