Bota

Tërmeti 4.6 ballë godet Napolin, më i forti i 40 viteve të fundit

Gazeta Si – Një tërmet i fortë, me magnitudë 4.6 ballë, u ndje në Napoli dhe në zonën e Campi Flegrei në orën 12:47 mesditën e kësaj të hëne.

Tërmeti kishte epiqendrën në zonën e Bacolit, por u ndje në shumë lagje të Napolit, siç janë Qendra Direzionale dhe Ferrovia.

Për momentin nuk ka raportime për dëme materiale apo të lënduar, edhe pse mediat italiane raportojnë se bëhet fjalë për tërmetin më të fortë në 40 vitet e fundit në këtë zonë.

Për shkak të tërmetit, një pjesë e bregdetit të ishullit Pennata, në Gjirin e Pozzuoli-t, u shemb. Disa shkolla ku po zhvilloheshin provimet me gojë për testet përfundimtare u evakuuan.

Goditja, me epiqendrën e saj pranë bregdetit të Bacolit dhe një thellësi prej gati 5 kilometrash, sipas asaj që u zbulua nga sensorët e Observatorit të Vezuvit të INGV, u ndje qartë nga popullsia në të gjithë zonën.

Mbrojtja Civile raporton se një valë sizmike është duke u zhvilluar në zonë, me lëkundjen më të madhe të regjistruar në det me magnitudë 4.6.

“Shtëpitë u drodhën si gjethe”, raportoi një banor në zonën historike të kryeqendrës kampane.

Megjithatë, për momentin, nuk ka lajme për dëme serioze materiale ose njerëz, edhe pse goditja ishte me intensitet të konsiderueshëm.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë