Futboll

Tërmet te Kukësi, shkarkohet Cungu, në stol ulet Ndreu

Humbja në Korçë me Skënderbeun nuk është pritur mirë nga presidenca e Kukësit dhe ka sjellë shkarkimin e trajnerit, Armando Cungu. Vetëm pak ditë pas kësaj disfate në shifrat 1-0, që duket se e ka nxjerrë klubin verilindor nga gara për titullin kampion, presidenti Safet Gjici nuk ka duruar më dhe e ka larguar teknikun shkodran. Lajmi për shkarkimin e Cungut është bërë zyrtar përmes një postimi në rrjetet sociale nga vetë klubi i Kukësit. Rezultatet e dobëta kanë sjellë në këtë pikë, shkruhet ndër të tjera në njoftimin e Kukësit si arsyetim për këtë vendimmarrje.

Ramadan Ndreu

Njëkohësisht në njoftimin e tij, klubi kuksian ka njoftuar edhe emrin e trajnerit të ri të skuadrës. Në stol do të ulet Ramadan Ndreu, i cili më herët ka mbajtur rolin e menaxherit të klubit. Për trajnerin Ndreu, ky është një rikthim në pankinën e Kukësit, pasi edhe më herët ai e ka drejtuar këtë skuadër.

https://www.facebook.com/FKKukesiAlbania/posts/1705996712879002?__xts__%5B0%5D=68.ARD9Yt4zmNC7LN_JuOJl4lPvjMqC6X1jTNdlC3EnrVCt5Fus19R8L6EhFsiuQ91ZSMt-X5jqZtBZ-QotiApQiJobJnH9G4i3TIjT0XHJCLDe1MEOMTCfvKGVdQRF7YSW13ugrIJYNgHdJhw6dGvrB1LcZk1Wgk1SZitiRuETm26YG7VZ6OOEWQ_DjD0s86Vbu5AawFJbd_bzONYzzRDs_OLx93UF6CPdgRNzLHIZ4g7WYIIHIWAn9YUwmGH4lkFmOpFYFayNrC8St6Hs9C5PVLsBsnOlaHRimVgahpyEAVL-1jqsChzWX0k07yOqzUwX6YnM0nH_ZXhM7QyN5BOfwA&__tn__=-R

Kukësi aktualisht është në vendin e dytë në Superligë me 9 pikë më pak se Partizani, me të cilin do të ndeshet në raundin e ardhshëm, pas ndeshjeve të kombëtareve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë