Ka ndodhur

Tërmet me magnitudë 4.4 ballë në Korçë në orët e para të mëngjesit

Gazeta Si – Një tërmet me magnitudë 4.4 ballë të shkallës Rihter është regjistruar rreth orës 2.43 minuta të mëngjesit të së enjtes në Korçë.

Epiqendra e tërmetit ka qenë në fshatin Mollas në Korçë dhe magintuda më e madhe ka qenë 4.4 ballë.

Lëkundjet janë ndier gjatë natës dhe kanë vijuar deri në orët e para të mëngjesit. Sipas IGJEUM janë ndjerë mbi 20 pas lëkundje.

Sipas raportimeve nga bashkitë e Korçës dhe Ersekës nuk ka dëme materiale, por mësohet se njerëzit kanë dalë në rrugë nga frika e lëkundjeve të vzhdueshme.

Një tërmet është regjistruar edhe në Janinë të Greqisë rreth orës 4 të mëngjesit të sotëm, ku lëkundjet janë ndjerë edhe në jug të Shqipërisë.

Ndërsa në Greqi, epiqendra e tërmetit ishte 15 kilometra në veri-veriperëndim të Aetomylitsa pranë Janinës dhe thellësia fokale u vlerësua në 13.1 kilometra, sipas Institutit Gjeodinamik.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë