Gazeta Si – Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.8 ballë goditi pak pas orës 02:00 të mëngjesit të 3 qershorit zonën në detin Egje, mes Turqisë dhe Greqisë.
Dridhjet u ndjenë më fort në rajonin Mugla të shtetit turk. Ministri i Brendshëm i Turqisë, Ali Yarkeyala bëri me dije se nga kjo ngjarje humbi jetën një 14-vjeçare si pasojë e panikut.
Ajo u dërgua në spital, por pavarësisht ndihmës mjekësore ndërroi jetë.
⚡5.8-magnitude earthquake shakes Turkish coast
— News.Az (@news_az) June 3, 2025
Footage from the moment of a powerful earthquake in the Turkish city of #mugla: people jumped out of their apartments through windows in panic, one person died. #earthquake pic.twitter.com/S4t50ChguK
Siç bën me dije ministri turk, 69 qytetarë të tjerë kërkuan ndihmë mjekësore pasi si pasojë e panikut u hodhën nga lartësitë në momentin e tërmetit.
Ndërkohë zona më e prekur në anën e Greqisë ishte ishulli i Rodosit, por nuk raportohet për të lënduar apo dëmtime materiale.
Ekspertët grekë u shprehën se dridhjet e tokës nga ky tërmet nuk janë shqetësuese. Edhe pse ishin të forta, sipas tyre, thellësia e epiqendrës ishte e madhe.
“Këto tërmete, përveç shqetësimit që krijojnë te qytetarët, nuk shkaktojnë shpesh dëmtime apo të lënduar”, tha drejtori i Instituti të Gjeodinamizmit, Vasilis Karastathis. Ai shtoi se këto tërmete nuk shoqërohen me pasgoditje.
Kujtojmë se Turqia dhe Greqia ndodhen në një zonë me rrezik për goditjen nga tërmetet. Në Turqi në vitin 2023 pati një tërmet me magnitudë 7.8 duke shkaktuar me dhjetëra mijëra viktima dhe mbi 120 mijë të plagosur.
Edhe Greqia goditet shpesh nga tërmetet. Në muajin shkurt në ishullin e njohur Santorini pati një valë tërmetesh që detyroi banorët vendas dhe turistët të largoheshin nga ishulli.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.