Bota

Tërmet i fuqishëm 7.7 ballë godet Mianmarin, dyshohet për qindra të vdekur (foto, video)

Nga Gazeta ‘Si’- Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.7 goditi Mianmarin qendror të premten pasdite, sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara.

Ai u pasua nga një pasgoditje e dytë e fortë prej 6.4 ballë rreth 12 minuta pas tërmetit fillestar, sipas USGS.

Lëkundjet e forta u ndjenë edhe në kryeqytetin tajlandez Bangkok, ndërsa qindra njerëz dolën mes panikut nga ndërtesat në rrugë.

Tërmeti, me magnitudë 7.7 ballë, goditi disa vende në Azinë Juglindore: Bangladesh, Indi, Laos, Tajlandë.

Deri tani dyshohet për qindra të vdekur në vend, i cili është në mes të një lufte civile. Ndërkohë shërbimet e urgjencës thonë se 50 persona ishin brenda një ndërtese që u shemb në Parkun Chatuchak, Bangkok.

Dëshmitarët atje thanë se lëkundjet ishin mjaft të forta aq sa uji nisi të dilte nga pishinat.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë