Ka ndodhur

Tërmet i fortë në Greqi, lëkundjet ndihen edhe në Shqipëri

Një tërmet me madhësi 5.2 ballë të shkallës Rihter ka goditur Greqinë pak para mesnatës së të hënës.

Tërmeti u lokalizua në orën 23.31, por ai është ndjerë edhe në juglindje të Shqipërisë, duke shkaktuar lëkundje të forta të tokës në Korçë dhe zonat përreth.

Epiqendra e tij ishte vendosur në një distancë prej 19 kilometra në Perëndim të Kastoria (Kosturit), 100 km larg Elbasanit dhe 23 km nga Korça. Thellësia fokale e tërmetit u vlerësua në 5 km.

Tërmeti ka shkaktuar panik dhe frikë te qytetarët, që kanë dalë nga shtëpitë, por paraprakisht nuk raportohet për dëme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë