Rikthehen sërish lëkundjet e tërmetit në vendin tonë. Veriu i Shqipërisë është tronditur në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele, pasi lëkundje të forta janë ndier në Has, Bajram Curr, Kukës dhe të gjithë zonën përreth.
Sipas “EMSC”, epiqendra e tërmeti ishte në Llugaj të Tropojës me magnitudë 4.2 Rihter dhe thellësi 2 km.
ëkundjet janë ndier rreth orës 02:58 të mëngjesit të sotëm ndërsa deri në këto momente nuk raportohet për të lënduar apo dëme materiale.
33 minuta më pas, në orën 03:31 një tjetër lëkundje është ndjerë pothuajse në të njëjtën zonë, 11 km në lindje të Bajram Currit, por me një magnitudë më të ulët, 2.7 të shkallës Rihter dhe thellësi 14 km.
Lëkundjet janë ndjer edhe në Kosovë, sidomos në disa zona të Rajonit të Dukagjinit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




