Gazeta Si – Mëngjes i frikshëm në Japoni. Një tërmet me magnitudë 5.2 ballë u regjistrua në prefekturën Chiba (Japonia Lindore) si dhe në kryeqytetin Tokio, duke shkaktuar vonesa në disa linja në transportin publik. Sipas autoriteteve lokale, tre gra kanë pësuar lëndime të lehta.
Tërmeti ndodhi në orën 4:16 të mëngjesit me një thellësi rreth 40 kilometra dhe me epiqendër në prefekturën e Chibas, në lindje të kryeqytetit: një dinamikë që shkaktoi alarmet akustike të lidhura me pajisjet celulare, që në Japoni zakonisht sinjalizojnë përdoruesit me disa sekonda para një lëkundjeje sizmike. Ndërkohë, paralajmërimi për cunami nuk është aktivizuar.
Tërmeti ka arritur nivelin 5 të shkallës japoneze me 7 tilla, i fokusuar në matjen e lëkundjeve dhe dëmtimeve të tokës, në prefekturat më të afërta me epiqendrën.
Dy gra pësuan lëndime të lehta në Chiba, thanë zjarrfikësit, ndërsa një person i tretë u rrëzua në shtëpinë e saj në Yokohama, prefekturën fqinje Kanagaëa, duke pësuar gjithashtu lëndime të lehta.
Disa linja të metrosë, si Asakusa, ose treni JR East (nga Chiba), kanë pësuar vonesa në zonat ku tronditja është ndjerë më shumë për të kontrolluar sigurinë në shina.
“Zonat ku tërmeti është ndjerë më fuqishëm mund të përjetojnë tërmete të tjera me magnitudë 5 ose më të madhe në shkallën japoneze këtë javë. Sidomos në 2-3 ditët e ardhshme”, – tha zëdhënësja e JMA-së, Noriko Kayama për tv shtetëror NHK.
Japonia ndodhet në të ashtuquajturën Unaza e Zjarrit, një nga zonat më aktive të tërmeteve në botë dhe përjeton tërmete me frekuencë relative, kështu që infrastruktura e saj është projektuar posaçërisht për t’i bërë ballë lëkundjeve.
Momente frike ka pasur edhe në Tonga. Një tërmet me magnitudë 7.6 goditi kombin ishullor të Paqësorit herët gjatë ditës, por nuk raportohet për të lënduar apo dëme.
Tërmeti goditi në orën 16:02 GMT rreth 100 kilometra larg ishullit të largët vullkanik të Niuatoputapu në Tonga, në një thellësi prej 210 kilometrash, tha Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së. Ndërsa nuk kishte rrezik cunami.
“Ne morëm telefonata herët në mëngjes nga njerëzit që e dëgjuan atë, por nuk pati raportime për dëme”, – tha Gary Vite, shefi meteorolog i Shërbimeve Meteorologjike në Tonga pranë kryeqytetit Nuku’alofa.
Tërmeti u ndje gjithashtu rreth 360 kilometra nga epiqendra në kryeqytetin Samoan Apia.
Një zëdhënës i Shërbimit Meteorologjik të Samoas, tha se “dridhje të forta” tronditën zyrën pranë Apia, por nuk pati raportime për dëme.
Tonga dhe Samoa ndodhen në “unazën e zjarrit” të Paqësorit, ku pllakat tektonike shpesh zhvendosen, duke përjetuar shpesh aktivitet sizmik.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



